Gjenden tre bomba, nis evakuimi më i madh në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore

Europë | 1 vit më parë

Në Këln po bëhet evakuimi më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore. Arsyeja është zbulimi i tri bombave të pashpërthyera të hedhura nga forcat aleate 80 vjet më parë.

“The Guardian” raporton rreth 20,000 njerëz po detyrohen të largohen nga shtëpitë dhe bizneset e tyre, teksa po evakuohen edhe hotelet, një shtëpi kujdesi për të moshuarit dhe një spital.

Tri ura mbi lumin Rajn janë mbyllur dhe trafiku hekurudhor është ndalur ose devijuar.

Shumë shkolla, kopshte, muze dhe rrjeti i tramvajit, si dhe shtëpia e orkestrës filarmonike të qytetit, janë detyruar të mbyllen pasi të gjitha veprimet në qytetin e vjetër janë ndërprerë.

Transmetuesi RTL është detyruar të zhvendosë programet e tij të lajmeve në studiot në Berlin, pasi ndërtesa e tij në Këln ndodhet brenda zonës së evakuimit me një rreze prej rreth 1,000 metrash. Disa programe që duhej të transmetoheshin drejtpërdrejt u detyruan të regjistroheshin, ka njoftuar transmetuesi.

Bombat pritet të çaktivizohen të mërkurën në mëngjes.

Ato janë bomba të prodhuara në SHBA, dy prej 20 tonësh dhe një prej 10 tonësh.

Ato janë zbuluar të hënën në bregun e djathtë të lumit Rajn gjatë punimeve ndërtimore pranë fabrikës së anijeve Deutz. Të treja janë të pajisura me fitil impakti që mund të shkaktojnë shpërthim në kontakt me një sipërfaqe të fortë.

Bombat pritet të çaktivizohen të mërkurën në mëngjes. Të treja janë të pajisura me siguresa impakti që synojnë të shkaktojnë shpërthim në kontakt me një sipërfaqe të fortë.

Tetëdhjetë vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, gjetje të tilla ende nuk janë të pazakonta në Këln, i cili ishte ndër qytetet më të bombarduara të Gjermanisë gjatë konfliktit.

Natën e 30 majit 1942, qyteti ishte shënjestra e sulmit.

Vetëm këtë natë, 868 bombardues sulmuan qytetin me 1,455 ton bomba në atë që njihej si Operacioni Mijëvjeçari.

Ende nuk dihet saktësisht se kur u hodhën bombat që presin të çaktivizohen.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme