Vazhdojnë problemet në mbrojtje tek Italia: Spalletti humb edhe Gabbian

Vazhdon të ndryshojë organika në dispozicion të trajnerit të Italisë Luciano Spalletti, veçanërisht në repartin e mbrojtjes.
Pas refuzimit së Acerbit dhe problemeve fizike të Alessandro Buongiornos, trajneri ka humbur edhe Matteo Gabbian në orët e fundit, i cili u ndal për shkak të një problemi në pulpë gjatë seancës së fundit stërvitore me ekipin.
Për këtë arsye, për të zëvendësuar lojtarin e Milanit, Italia ka thirrur Daniele Ruganin, një lojtar që është rikthyer te Juventusi pas huazimit tek Ajaxi. Qendërmbrojtësi i Juventusit pritet të zbarkojë në Coverciano sot pas drekës.
Kujtojmë që Italia do të përballet me Norvegjinë më 6 qershor, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Norvegjezët kryesojnë grupin I me 2 fitore në po aq ndeshje të luajtura, ndërsa për italianët kjo është ndeshja e parë e grupit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




