Vijojnë arrestimet në Turqi, në pranga 5 kryebashkiakë të Partisë Republikane të Popullit

Botë | 1 vit më parë

Pesë kryebashkiakë opozitarë dhe 17 persona të tjerë u vunë nën pranga në Turqi në kuadër të një hetimi për afera të pretenduara korruptive në bashkitë që drejtohen nga Partia Republikane e Popullit.

Arrestimet më të fundit shenjëstruan një ish-deputet dhe tre kryebashkiakë të provincës së Stambollit, si dhe dy nga provincia Adana, të gjithë anëtarë të partisë opozitare.

Deri tani janë ndaluar drejtues vendorë të Partisë Republikane të Popullit, përfshirë kryebashkiakun e qytetit të Stambollit, Ekrem İmamoğlu, rivali kryesor politik i presidentit Rexhep Taip Erdoğan, të cilët janë vënë pas hekurave në Turqi.

Hetimi për aferat korruptive në bashkitë e kontrolluara nga partia opozitare nisi fundjavën që lamë pas, pasi një gjykatë lëshoi urdhër-arreste ndaj 47 zyrtarëve të bashkisë së Stambollit, të akuzuar për korrupsion.

Dhjetëra persona janë ndaluar për afera korruptive në bashkinë e qytetit më të madh të Turqisë, e cila pas arrestimit më 19 mars të İmamoğlut, kundër të cilit në vend u mbajtën protestat më të mëdha të dekadave të fundit.

Gazetare: Elda Pepa

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme