Manastirliu te “7 Marsi”: Zgjerojmë rrjetin e laboratorëve smart në shkolla në të gjithë vendin

Sociale | 1 vit më parë

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu zhvilloi sot një vizitë në shkollën “7 Marsi” në Tiranë, ku ndoqi nga afër një orë mësimi të gjuhës angleze të zhvilluar në laboratorin e ri inteligjent të kësaj shkolle.

Laboratori inteligjent është kthyer në një hapësirë të re të të mësuarit, ku teknologjia vihet në shërbim të të gjitha lëndëve, duke e bërë procesin mësimor më tërheqës dhe efikas për nxënësit.

“Ky laborator në shkollën ‘7 Marsi’ është shumë funksional jo vetëm për të mësuar lëndën e teknologjisë dhe informacionit, por gjithashtu edhe për të mësuar lëndë të tjera, për t’u aftësuar më shumë përmes platformave interaktive dhe përmes të gjithë atyre projekteve të bukura që nxënësit kanë zhvilluar së bashku me mësuesen,” u shpreh Ministrja Manastirliu.

Gjatë vizitës, Ministrja tha se rrejti i laboratorëve inteligjentë do të shtrihet më gjerë në të gjithë vendin, si pjesë e një plani të qartë për digjitalizimin e shkollave dhe fuqizimin e metodave bashkëkohore të mësimdhënies.

“Jemi duke punuar të zgjerojmë rrjetet e laboratorëve në shkolla. Do ta shtrijmë dhe në 654 shkolla të tjera,” deklaroi Ministrja Manastirliu duke vënë theksin te vijimi i investimeve për transformimin e shkollave në hapësira moderne, të pajisura me teknologji, për të siguruar që çdo fëmijë në Shqipëri të ketë mundësi të barabarta për të mësuar dhe për të ndjekur ritmin e kohës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme