Kristal Palas kërkon takim me UEFA-n, në rrezik pjesëmarrja në Ligën e Europës

Sport | 1 vit më parë

Ekipi i Kristal Palas, pas një sezoni fantastik të bërë ku e mbylli me suksesin përballë Sitit në finalen e Wembley-t ku në lojë ishte FA Cup, tani rrezikon pjesëmarrjen në Ligën e Europës.

Ekipi në fjalë është në pronësi të katër personave, të cilët janë Xhon Tekstor, Stiv Perish, Xhosh Herris dhe Dejvid Blitzer. Perish do të takohet me UEFA-n pasi kjo e fundit u ka bërë të qartë ekipeve pjesëmarrëse në kompeticionet e saj që nuk duhet që të kenë më shumë se një pronarë.

Në rastin e Kristal Palas përveç faktit se zotërohet prej katër personash, njëri prej tyre zotëron aksione edhe në një skuadër tjetër. Bëhet fjalë për Tekstor, i cili përç aksioneve që ka te ekipi anglez është president edhe i Lionit, një tjetër skuadër që ka siguruar pjesëmarrjen në Europa League vitin që vjen.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme