Topi i Artë, Deschamps: Dembelé e meriton 100%

“Sigurisht që po bëj tifo për Ousmane”. Kështu u shpreh Didier Deschamps, trajneri i Francës, në lidhje me shanset marramendëse që ka Ousmane Dembélé të fitojë Topin e Artë pas triumfit të tij në Ligën e Kampionëve me PGS në finale ndaj Interit.
“Nëse duhet të zgjedh, them Ous (Dembélé) 100%. Ekziston ky Final Four që mund të llogaritet ose jo… Me sezonin e tij, Ousmane e meriton!”.
Gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes kundër Spanjës, një shok skuadre ndërhyri gjithashtu për të mbështetur Dembélé-n në garën për çmimin më prestigjioz individual. Është Ibrahime Konaté, mbrojtësi francez i Liverpoolit, i cili komentoi: “Një ndeshje vendimtare për Topin e Artë midis tij dhe Yamal? Nuk e di, është e palogjikshme të duash të vësh gjithçka në pikëpyetje për ndeshjen e së enjtes”.
“Ajo që Ousmane ka bërë këtë sezon është e jashtëzakonshme. Ai e meriton Topin e Artë, pikë. Duhet të nënvizojmë talentin e Yamal, as nuk e di nëse Messi i bëri këto gjëra në moshën e tij, por nuk mund të thuash se gjithçka do të vendoset të enjten”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




