Bukuritë e Lagunës së Karavastasë në syrin e fotografit, Rama: Ftesë për një udhëtim eksplorues në një nga zonat më të bukura

Aktualitet | 1 vit më parë

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta, një thesar i natyrës shqiptare, po merr gjithnjë e më shumë vëmendje ndërkombëtare, jo vetëm si destinacion për turizmin e vrojtimit të shpendëve, por edhe për bukurinë e tij të paprekur. Kjo u dëshmua sërish sot, pasi Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale një fotografi të realizuar nga Leonard Dauti, e cila u prezantua në Konkursin Ndërkombëtar të Fotografisë dhe Videove Reels “Wanderlust in Albania 2”.

“Fotografia, pjesëmarrëse në kategorinë “Peizazhe” në Konkursin Ndërkombëtar të Fotografisë & Video Reels “Ëanderlust in Albania 2”, pasqyron natyrën e mrekullueshme të lagunës, duke ftuar të gjithë në një udhëtim eksplorues në një nga zonat më të bukura natyrore të Shqipërisë”, shkruan Rama.

Fotografia me titull “Lagunës së Karavastasë”, pjesëmarrëse në kategorinë “Peizazhe”, pasqyron natyrën unike të lagunës. Kjo vepër e Dautit është një ftesë e qartë për të gjithë që të eksplorojnë një nga zonat më të bukura natyrore të Shqipërisë.

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta është bërë një destinacion i preferuar për qindra qytetarë çdo fundjavë, duke ofruar argëtim, qetësi dhe pushim në çdo stinë.

Me deltat e lumenjve, lagunat, dunat ranore dhe bimësinë e rrallë, Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta renditet si një ndër parqet më të rëndësishëm në rajonin e Mesdheut.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme