Intervista për “L’Équipe”/ Stojkoviç para sfidës me Shqipërinë: Doja të largohesha nga Serbia, rrjetet sociale nuk i frekuentoj!

Rajoni | 1 vit më parë

Komisari teknik i Serbisë, Dragan Stojkoviç, gjatë një interviste të dhënë për të përditshmen franceze “L’Équipe” pranoi se sot mbulonte ende këgtë post vetëm për shkak të këmbënguljes së drejtuesve të Federatës Serbe të Futbollit. “Pas Kampionatit Europian u paraqita dorëheqjen drejtuesve të Federatës, por ata e refuzuan dhe unë vazhdova punë“, rrëfen Stojkoviç për gazetën “L’Équipe”.

Në bashkëbisedimin e tij me gazetarët e francezes, stojkoviç pranon se nuk i frekuenton shumë rrjetet sociale. “Në rrjetet sociale, ‘të presin menjëherë kokën’. Dje isha mbret, ndërsa sot nuk di asgjë për futbollin. Kushdo mund të thotë çfarë të dëshirojë. Flasin për familjen tënde, për orën që mban… “, argumenton Stojkoviç.

Sa i përket të shkuarës si futbollist Stokoviç tha se gjatë kohës kur luante për Olimpikun e Marsejës do të kishte fituar “Topin e Artë”, po të mos ishte dëmtuar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme