Ancelotti debuton me barazim te Brazili, Argjentina merr fitoren e radhës

Janë luajtur mbrëmjen e djeshme ndeshjet e javës së 15-të të kualifikueseve të Kupës së Botës për zonën e Amerikës së Jugut. Argjentina fiton në transfertë përballë Kilit dhe siguron një biletë në fazën finale të Kupës së Botës, ndërsa Brazili nuk shkëlqen në ndeshjen e parë nën drejtimin e Ancelottit.
Shumë hije dhe vetëm pak dritë në debutimin e Carlo Ancelottit si trajner i Brazilit. Në kualifikueset e Kupës së Botës, “Selecao” barazoi 0-0 në Guayaquil kundër Ekuadorit.
Brazili vuajti për një kohë të gjatë nga agresiviteti i kundërshtarëve të tyre, duke treguar një manovër jo shumë fluide dhe duke krijuar pak raste, me Viniciusin që mundohej të ndryshonte situatën.
Nga ana tjetër, skuadra e Alisson pati disa momente të rrezikshme, veçanërisht në pjesën e parë dhe në fund të takimit, ku iu afrua golit të avantazhit.
Paraguai mposhti Uruguain 2-0 me golat e Galarzas dhe Enciso, ndërsa Argjentina fitoi 1-0 në transfertë përballë Kilit falë golit të shënuar nga Alvarez në pjesën e parë.
Kur janë zhvilluar 15 ndeshje për kualifikueset e Kupës së Botës për zonën e Amerikës Latine, Argjentina (tashmë e kualifikuar) kryeson grupin me 34 pikë, e ndjekur nga Ekuadori dhe Paraguai me 24 pikë. Brazili qëndron në vendin e katërt me 22 pikë. 6 skuadrat e para në renditje kualifikohen direkt në Botëror.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




