Merkato/ Chivu sjell dy lojtarë nga Parma, Asllani largohet nëse vjen Rovella

Interi po bëhet gati për të rinovuar ekipin. Edhe pse Christian Chivu pritet që të emërohet brenda pak orësh në klubin zikaltër po punohet për të rinovuar ekipin.
Sipas shtypit italian Chivu do të marrë me vete dy lojtarë nga Parma. Bëhet fjalë për Bonny, i cili do të jetë një altërnativë për sulmin dhe Giovanni Leoni, i cili do të jetë një opsion më shumë për mbrojtjen.
Sa i përket mesfushës pritet largimi i Kristjan Asllanit, i cili do të shitet në rast se Interi gjen akordin me Lacion për transferimin e Nicolò Rovella.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




