Në plazhet e Durrësit mungon sinjalistika. Task-Forca nis kontrollet për mbarëvajtjen e sezonit
Sezoni turistik në Durrës ka filluar dhe pushues vendas dhe të huaj janë duke pushuar pranë plazheve të tyre të preferuar. Edhe pse sezoni ka nisur, ende nuk është vendosur sinjalistika e nevojshme për të ndarë plazhet publike nga ato private.
Në prefekturën e Durrësit funksionon prej disa vitesh struktura Taskë-Forcë, e cila koordinon dhe bashkërendon punën e institucioneve të ndryshme në zbatim të akteve normative të Këshillit të Ministrave për funksionimin e plazheve dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik.
Kordinatori i Taskë-Forcës pranë prefekturës së Durrësit, Oltsen Gripshi thotë se nga 1 qershori deri në 20 shtator, Taskë-Forca koordinon të gjitha institucionet dhe bën kontrolle në terren për mbarëvajtjen e punëve.
Për momentin pritet që struktura e Taskë- Forcës të ketë në dorë edhe vendimin e këshillit bashkiak Durrës për përcaktimin e vendbazimeve të mjeteve ujore që përdoren nga pushuesit gjatë sezonit turistik. Gripshi thekson se këtë vit janë zgjeruar hapësirat publike, pasi në çdo 1000 metër plazh privat do të ketë 300 metër hapësirë publike, por ka edhe këshillë për qytetarët që do të qëndrojnë në hapësirat publike.
Një paralajmërim vjen edhe për përfaqësuesit e hoteleve apo persona që mund të uzurpojnë plazhet pa lejen e duhur duke theksuar se atyre do t’u sekuestrohen çadrat she shezlongët.
Gazetare: Lusi Përgjegji
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




