Thellohen përplasjet Trump-Musk, presidenti i SHBA s’ka në plan të flasë me ish-këshilltarin e tij

Botë | 1 vit më parë

Duke iu drejtuar gazetarëve në bordin e Air Force One, presidenti amerikan Donald Trump tha se nuk kishte ndërmend të fliste me shefin ekzekutiv të Teslas, ndërsa përplasje mes tij dhe Elon Musk po thellohet.

“Shpresoj që ai të ketë sukses me Teslën”, tha republikani. Megjithatë, Trump shtoi se një verifikim i kontratave të Musk me qeverinë federale ishte i nevojshëm.

“Do të shqyrtojmë gjithçka. Janë shumë para”, u shpreh kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Musk, nga ana e tij, duke mos iu adresuar drejtpërdrejt Trumpit, vazhdoi kritikat ndaj projektligjit republikan për taksat dhe shpenzimet të mbështetur nga presidenti. Në platformën e tij të mediave sociale X, Musk theksoi vërejtjet se projektligji i “madh dhe i mrekullueshëm”, siç e cilëson Trump, do t’i dëmtonte politikisht republikanët dhe do t’i shtonte borxhit të vendit një shumë prej 36.2 trilionë dollarësh.

Pas përplasje mes Trumpit dhe ish-këshilltarit të tij, aksionet e Teslës ranë me 14% dhe shënuan një humbje prej 150 miliardë dollarë, rënia më e madhe ditore në historinë e kompanisë së makinave elektrike, por një ditë më vonë shënuan rritje.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme