“Dorëzohet” Brazili, Davide Ançeloti i bashkohet Karlos si ndihmës te Seleçao

Futboll Bota | 1 vit më parë

Dy javë pas emërimit në krye të pankinës së kombëtares të futbollit të Brazilit, Karlo Ançeloti ka arritur që të marrë në stafin e tij edhe të birin, Davide.

Siç dihet Karlo Ançeloti prej vitesh punon me të birin në staf, por me transferimin në Brazil mendohej se secili do të merrte rrugën e vet me Davide Ançelotin të lidhur fort me zërat që e dërgonin në Gllasgou te Rejnxhërsat e Nedim Bajramit.

Puna për Davide Ançelotin nis që sot pasi në njoftimin e bërë nga Federata Braziliane e Futbollit thuhet se ai do të jetë në pankinë së bashku me Karlo Ançelotin, Pol Klemo dhe Françesko Mauri në ndeshjen kundër Paraguajit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme