Ndeshja Shqipëri – Serbi, tifozët udhëtojnë nga Kosova për kombëtaren
Kombëtarja shqiptare luan sot supersfidën drejt Botërorit 2026 përballë Serbisë, e cilësuar ndër ndeshjet më të vështira, jo për shkak të lojës e kualiteteve që kanë dy përfaqësueset, por për shkak të ngjarjeve dhe asaj çfarë përmban historia mes dy shteteve.
Në mbështetje të kombëtares kanë udhëtuar drejt Tiranës mijëra tifozë të zjarrtë nga Kosova e Lugina e Preshevës.
Një pjesë kanë siguruar biletat për të parë ndeshjen drejtpërdrejt në stadium, e një pjesë do ta shijojnë në fan zone që janë ngritur në parkun e Tiranës, por edhe në ambiente të tjera, përmes ekraneve që janë montuar në këto pika.
Tifozët janë të bindur për një rezultat pozitiv dhe, sipas tyre, nuk ka alternativë tjetër veç fitores.
Drejt Tiranës kanë udhëtuar në mënyrë të organizuar edhe tifogrupet e tjera, veçanërisht grupi i tifozerisë Kuq e Zi.
Gazetare: Heriselda Dyrmishi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




