“I vetmi shqiptar që do të bëjë tifo për Serbinë”, “Blic” vëmendje lidhjes mes komisarit teknik serb dhe përkthyesit shqiptar

Portali serb “Blic” i ka dedikuar një aritikull të plotë një episodi të këndshëm që mori jetë dje gjatë konferencës për shtyp të kombëtares serbe në “Air Albania”.
Portali serb solli në fokus historinë miqësisë të vjetër mes komisarit teknik të Serbisë, Dragan Stojkoviç dhe përkthyesit, Pleurat Himaduna.
Të dy ishin takuar për herë të fundit 41 vite më parë ku kishin kryer shërbimin ushtarak në Prishtinë. Përpara se të merrte fjalën, Stojkoviç përqafoi përzemërsisht Pleuratin, i befasuar nga historia që i kishte rrëfyer miku i dikurshëm i ushtrisë. Kështu lindi historia për shqiptarin që ndoshta është i vetmi që do të bëjë tifo për Serbinë…
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



