Dokumenti Politik për Moshimin 2025–2030, afati prej 5 vitesh, i largët për pensionistët
Dokumenti Politik për Moshimin dhe Plani i Veprimit për periudhën 2025–2030 është miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe, gjatë 5 viteve, diskutohet që rreth 721 mijë pensionistët shqiptarë do të marrin një pension 50% më të lartë dhe pensionin e 13-të. Për vetë pensionistët, afati 5-vjeçar është shumë larg për ta.
“Duam më shumë, por kush të jep më shumë? Ishalla rritet. Mendim i mirë, por nuk dihet nëse do të arrihet”, shprehen pensionistët.
Qeveria planifikon të rrisë pensionin mesatar në qytet nga 18 mijë e 341 lekë që është aktualisht, në mbi 27 mijë e 511 lekë. Ndërsa në fshat do të arrijë në 16 mijë e 576 lekë, por sërish pensionistët mendojnë se është i ulët.
“Pensioni minimal duhet të jetë të paktën 500 mijë. Sa më i lartë, aq më mirë është”, shprehen pensionistët.
Dokumenti Politik për Moshimin dhe Plani i Veprimit parashikon edhe rritjen e moshës së daljes në pension. Aktualisht, gratë dalin në pension 61 vjeç e 10 muaj, ndërsa burrat dalin 65 vjeç. Për gratë, mosha rritet me 2 muaj çdo vit, ndërsa për burrat rritja do të nisë në vitin 2032, me qëllim që në vitin 2056 mosha e pensionit të jetë 67 vjeç për të dyja gjinitë.
Por BE ka kërkuar përshpejtim të rritjes së moshës dhe, mesa duket, kjo kërkesë do të pranohet nga qeveria, për sa kohë është vënë si objektiv edhe në këtë strategji 5-vjeçare.
Gazetare: Amela Koçerri
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




