Përfshihet nga flakët pika e grumbullimit të mbetjeve në Vlorë

Aktualitet | 1 vit më parë

Pika e grumbullimit të mbeturinave në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët. Tymi i zi ka mbuluar lagjen “Kushtrimi” në qytetin bregdetar, ndërsa për shuarjen e flakëve janë angazhuar mjetet e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike dhe Zjarrfikësja e Vlorës.

Pika e grumbullimit të mbetjeve në Vlorë bëhet shpesh vatër zjarri, ndërsa nisja e punës së Landfillit nuk i ka dhënë zgjidhje situatës së mbetjeve, për shkak se në landfill depozitohen vetëm mbeturinat e makinave teknologjike (mbetjet e vogla të koshave), pjesa tjetër vijon të depozitohet tek fusha brenda qytetit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme