Osmani: Suksesi i ushtarakëve të Kosovës në SHBA forcon rrugën drejt integrimit në NATO

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se suksesi i ushtarakëve të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës forcon rrugën drejt integrimit të vendit në Aleancën e Atlantikut të Veriut.
Duke shprehur krenarinë e saj për kadetët Arlind Shefiku dhe Enderon Vuthaj, si dhe major Gëzim Osmani dhe nënkolonel Gëzim Sada, të cilët kanë përfunduar me sukses akademitë dhe kolegjet ushtarake më të njohura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Osmani shkruan se kjo është “dëshmi e qartë e profesionalizmit në rritje të ushtarakëve tanë.”
“Suksesi i tyre është arritje për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për Republikën tonë dhe një dëshmi e qartë e profesionalizmit në rritje të ushtarakëve tanë, gjë që e bën edhe më të sigurt rrugën tonë drejt integrimit të plotë euroatlantik”, shkruan Osmani në një postim në rrjetet sociale.
Presidentja e Kosovës thekson gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit me aleatët e Kosovës, duke falënderuar Shtetet e Bashkuara për përkrahjen e vazhdueshme.
“Mirënjohje të përhershme për SHBA-në – aleatin tonë të pazëvendësueshëm, për shkollimin e vazhdueshëm të kuadrove tona“, përfundoi Osmani.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




