Al-Khelaifi “ngacmon” Mbappen: Më e lehtë të shënosh në Spanjë se në Ligue 1

Futboll Bota | 1 vit më parë

Presidenti i PSG-së, Nasser al-Khelaifi, dha një intervistë për kanalin televiziv të Katarit, Al Kass, në të cilën ai komentoi fitoren e fundit të klubit në Ligën e Kampionëve dhe foli për personat kyç si Luis Enrique dhe Dembélé, përpara se të kritikonte indirekt Kylian Mbappé-n, ish-yllin e ekipit që vendosi të largohej nga Parisi për të fituar Ligën e Kampionëve me Real Madridin.

Pa e përmendur emrin, ai i dërgoi një mesazh sulmuesit dhe të gjithë atyre që dyshonin se një ekip nga liga franceze mund ta fitonte Ligën e Kampionëve: “Është më e lehtë të shënosh gola në La Liga sesa në Ligue 1. Luis Enrique e përfaqësoi Ligue 1 me krenari dhe e mbrojti atë kundër tifozëve të Premier Ligës që e quanin Liga e Fermerëve. Ne përfunduam duke mposhtur Arsenalin, Manchester Cityn, Liverpoolin dhe Aston Villan në Ligën e Kampionëve këtë sezon”.

Ai foli gjithashtu për njeriun që shumë e konsiderojnë yllin më të madh të ekipit: “Ousmane Dembélé meriton Topin e Artë, jo vetëm për aftësitë e tij teknike, por edhe për personalitetin e tij. Jep gjithçka nga vetja brenda dhe jashtë fushës”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme