Këshilltarët e Trump dhe Musk flasin në telefon, por e ardhmja është e pasigurt pas sulmeve në mediat sociale

Botë | 1 vit më parë

E ardhmja e marrëdhënies mes ish-Presidentit amerikan Donald Trump dhe miliarderit Elon Musk mbetet në pikëpyetje, pavarësisht ndalimit të sulmeve të tyre të ashpra në mediat sociale ditët e fundit. Kjo vjen pas një telefonate të zhvilluar të premten mes dy këshilltarëve të tyre, thanë burime të njohura me çështjen për Politico.

Një nga zyrtarët e përfshirë në telefonatë theksoi se “e ardhmja e marrëdhënies së tyre është krejtësisht e pasigurt”. Ai shtoi se “Trump ka ndaluar së botuari për Musk, por kjo nuk do të thotë se është i lumtur”.

Kjo tregon një qetësi të përkohshme në sferën publike mes dy figurave, por nuk garanton një përmirësim të qëndrueshëm të marrëdhënieve të tyre. Sulmet e fundit në mediat sociale kishin ngritur pikëpyetje rreth dinamikës së mundshme të bashkëpunimit apo konfliktit mes tyre në të ardhmen. Ansa

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme