Nuk e synon vetëm Besiktasi, një tjetër klub turk kërkon Ismajlin

E ardhmja e mbrojtësit shqiptar Ardian Ismajli do të jetë larg Empolit. Kontrata e lojtarit po skadon dhe ai është i destinuar të largohet nga klubi toskan pas rënies në Serie B, pavarësisht se ishte një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes sezonin e kaluar.
28-vjeçari, që është pjesë e ekipit kombëtar të Shqipërisë, (44 paraqitje dhe tre gola me kuqezinjtë), ka tërhequr interesin e disa klubeve si në Serie A – ku u përmendën edhe Napoli dhe Juventus – ashtu edhe jashtë Italisë, veçanërisht në Turqi.
Sipas “PianetaEmpoli” futbollisti ka qenë në shënjestër të Besiktasit për një kohë të gjatë, por edhe një klub tjetër që luan në Superligën turke e ka vënë atë në listën e dëshirave. Bëhet fjalë për Trabzonspor. Shqiptari do të marrë kohën e tij për të bërë zgjedhjen më të mirë për të ardhmen e tij.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




