Kryeministri Rama rikthen rubrikën “Sy m’Sy” për komunikim me qytetarët

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot rikthimin e rubrikës së tij të komunikimit, “Sy m’Sy”. Kjo nismë, e shpallur përmes një postimi në rrjetet sociale, synon të krijojë një hapësirë të posaçme ku Kryeministri do t’u përgjigjet drejtpërdrejt komentuesve për çështje të ndryshme të aktualitetit.
Rama bëri të ditur se komunikimi i radhës në këtë format do të zhvillohet nesër, në orën 08:30.
Kryeministri ka zgjedhur këtë format live në rrjetet sociale për t’iu përgjigjur sa më shumë qytetarëve që komentojnë mbi problematika apo çështje të ndryshme. Kjo rubrikë vjen si një përpjekje për të forcuar dialogun me publikun dhe për të adresuar shqetësimet e ngritura në hapësirën digjitale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



