Kosova bën “poker”, tre gola nga Albion Rrahmani

Kosova ka arritur një fitore 4-2 të hënën në mbrëmje në “Fadil Vokrri” në miqësoren e zhvilluar përballë Comoros.
Një ndeshje ku përfaqësuesja afrikane kaloi e para në avantazh me anë të Bakari në minutën e 12-të, por vetëm 7 minuta më vonë ishte Albion Rrahmani që vendosi barazpeshën, i cili përsëriti veten dhe dy herë të tjera në pjesën e dytë, në minutat 59’ dhe 79’.
Në minutën e 84-ët Said ngushtoi diferencë, por Fisnik Asllani në minutën e 92-të kompletoi “pokerin”, fitore 4-2.
Kjo është fitorja e pestë radhazi për “Dardanët”. Fitoi në nëntorin e kaluar 1-0 ndaj Lituanisë, triumfoi në dy ndeshjet play-off ndaj Islandës(2-1 dhe 3-1), ndërsa mposhti dhe Armeninë në miqësore me rezultatin 5-2.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




