Gara për kreun e BKH-së, aplikojnë 13 kandidatë, mes tyre Gledis Nano dhe Haki Çako

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka publikuar emrat e 13 kandidatëve që kanë aplikuar në garën për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
Në garë janë edhe ish drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shteti Gledis Nano, drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako si dhe Joni Keta, aktualisht zëvendësdrejtor i BKH-së.
Pas mbylljes së aplikimeve, do të jetë Komisioni i Përzgjedhjes, i përbërë nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra, të cilët do të shqyrtojnë dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët për të vlerësuar nëse i përmbushin apo jo kushtet ligjore dhe kritereve të përcaktuara.
SPAK njofton se pas fazës së verifikimit vetëm kandidatët që kanë plotësuar kushtet do të njoftohen për faza e pasardhëse të procesit
Gara për kreun e BKH-së u hap pasi drejtueses Aida Hajnaj i mbaroi mandati më 31 gusht, ndërsa kandidati fitues do të ketë një mandat 5-vjeçar në drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
13 kandidatët në garë janë:
- Andi Pogaçe
- Artur Beu
- Astrit Halilaj
- Elton Kërluku
- Gentian Ndoi
- Gentjan Shehaj
- Gledis Nano
- Haki Çako
- Joni Keta
- Maoricio Sheldija
- Marinela Pilinçi
- Miklovan Kanani
- Nevrus Ndregjoni
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




