Argjentina, Scaloni: Messi, titullar kundër Kolumbisë, por…

Futboll Bota | 1 vit më parë

Lionel Messi do të rikthehet të luajë në Argjentinë pas 203 ditësh. Kanë kaluar pothuajse shtatë muaj që kur kapiteni i Inter Miamit veshi për herë të fundit fanellën e Argjentinës në vendin e tij të lindjes, ishte 19 nëntori 2024, një ndeshje kundër Perusë.

Trajneri Lionel Scaloni konfirmoi në një konferencë për shtyp se Messi do të startojë kundër Kolumbisë: “Leo do të nisë nga minuta e arë. Nuk kemi dyshime dhe shpresojmë që njerëzit ta vlerësojnë atë dhe ekipin”.

“Megjithatë, ky grup është në një pikë ku mund të luajë në të njëjtën mënyrë me ose pa Leon. Më parë ishte pak më komplekse sepse na u desh të ndërronim më shumë lojtarë. Sot nuk e kemi këtë nevojë dhe ekipi punon në të njëjtën mënyrë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme