Tubimet për masat anti-emigrantë në SHBA “kërcënojnë” mbarëvajtjen e Kupës së Botës për Klube

Sportdashësit që kanë programuar këtë verë të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndjekur ekipet e tyre të zemrës në aksion gjatë Kupës së Botës për Klube janë të shqetësuar për atë që po ndodh aktualisht përtej oqeanit.
Demonstratat kundër Zyrës së Imigracionit dhe Doganave të SHBA-së (ICE) dhe politikave të administratës Trump janë përhapur në dhjetëra qytete në mbarë vendin, përfshirë Nju Jorkun, Çikagon dhe Teksasin, ku është aktivizuar edhe Garda Kombëtare.
Ky përshkallëzim i situatës ka impakt në “Rose Bowl Stadium”, impianti është në zemër të Los Anxhelosit ku brenda dhjetë ditësh do të luhen plot 6 takime.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




