Zelensky: Rusia synon të kapë Odesan dhe të arrijë në kufijtë me Moldavinë dhe Rumaninë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se planet ushtarake të Rusisë kanë për qëllim kapjen e Odesas dhe më pas avancimin në kufijtë me Moldavinë dhe Rumaninë.
Në fjalimin e Samitit e 4-të të Ukrainës – Samiti i Evropës Juglindore në Odesa, Zelensky tha se “Dhe së fundi, përsëri, ne jemi këtu në qytetin tonë të bukur, në Odesa. Ky qytet i bukur është një objektiv për Rusinë. Ai dëshiron ta shkatërrojë ashtu si bëri qytete dhe fshatra të panumërta në territoret e okupuara”
Sipas Zelenskyt, planet e luftës ruse tregojnë që Rusia synon kufijtë me Moldavinë dhe Rumaninë.
“Sigurisht, ne kemi nevojë për mbrojtje tani. Por edhe më shumë, ne kemi nevojë për garanci afatgjata që kjo nuk mund të ndodhë më kurrë”, tha Zelensky.
Ai u kërkoi pjesëmarrësve të samitit që të shohin garancitë e sigurisë pas luftës si një domosdoshmëri praktike.
“Nga mbrojtja ajrore deri tek kërcënimet në internet – ne kemi nevojë për mjete reale për frenim dhe reagim të shpejtë. Le të shohim marrëveshjet, ushtritë dhe infrastrukturën tonë – dhe të forcojmë gjithçka që i mban të sigurt kombet tona”, ka deklaruar Zelensky.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




