Mançini vetëpropozohet: Dua të rikthehem në kombëtare!

Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” Roberto Mançini ka folur mbi mënyrën se si u largua nga kombëtarja italiane si dhe pranoi se nuk do të ishte kundër një rikthimi të bujshëm.
“Natyra njerëzore është e thjeshtë për tu shpjeguar pasi secili prej nesh rikthehet ku ka qenë i lumtur. Personalisht kam qenë mjaft i lumtur kur isha trajner i Italisë”. Me këto fjalë Roberto Mançini është vetëpropozuar për pankinën e Italisë, e cila është lënë e lirë pas shkarkimit të Luçano Spaletit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




