Leroy Sané është lojtar i Galatasarayt, por… nga 1 korriku

Futboll Bota | 1 vit më parë

Leroy Sané më në fund është zyrtarizuarizuar si lojtar i ri i Galatasarayt.  Siç pritej, pasi kaloi testet mjekësore, sipas deklaratës zyrtare, 29-vjeçari gjerman ka nënshkruar një kontratë trevjeçare (deri në vitin 2028) me vlerë 9 milionë euro neto.

Marrëveshja, njoftoi klubi i Stambollit, përfshin një bonus prej 3 milionë eurosh. Megjithatë, marrëveshja do të jetë e vlefshme nga 1 korriku.

 “Është arritur një marrëveshje me futbollistin profesionist Leroy Aziz Sané për një kontratë me kohëzgjatje 3 sezone, duke filluar nga data 01.07.2025. Sipas marrëveshjes, futbollistit do t’i paguhet një kompensim neto i garantuar prej 9,000,000 eurosh për çdo sezon, përveç një bonusi neto besnikërie prej 3,000,000 eurosh”, përfundon njoftimi i Galatasarayt.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme