Votimi elektronik, zbulohen nga PEI 43 raste me ID të njëjtë, 1.798 raste me shenja gishtash të përsëritura

Aktualitet | 1 vit më parë

Të dhënat paraprake nga pajisja e identifikimit elektronik të votuesve (PEI) kanë evidentuar disa problematika që ngrenë dyshime për parregullsi në procesin zgjedhor të 11 majit në disa qarqe të vendit.

Sipas raportimeve, janë identifikuar raste ku zgjedhës të ndryshëm kanë përdorur të njëjtin dokument identifikimi dhe shenja gishti të përsëritura në qendra të ndryshme votimi, raste që ngrenë dyshime për votim të shumëfishtë.

Rastet e përdorimit të të njëjtit dokument identifikimi janë 43 raste gjithsej më së shumti në Berat dhe Tiranë, ndërsa rastet me shenja gishtash të njëjta janë gjithsej 1.798 raste më së shumti në Korçë dhe Shkodër.

Votimi elektronik në zgjedhjet e 11 majit u bë në Bashkinë Vorë dhe njësinë nr. 10 në Tiranë.

ID e njëjtë në më shumë se një votues – 43 raste:

  • Tiranë – 12 raste
  • Shkodër – 8 raste
  • Fier – 6 raste
  • Lezhë – 6 raste
  • Korçë – 5 raste
  • Dibër – 2 raste
  • Durrës – 2 raste
  • Kukës – 2 raste

Shenja gishti e njëjtë në qendra të ndryshme – 1.798 raste:

  • Korçë – 531 raste
  • Shkodër – 275 raste
  • Kukës – 146 raste
  • Durrës – 139 raste
  • Fier – 140 raste
  • Dibër – 127 raste
  • Tiranë – 116 raste
  • Elbasan – 93 raste
  • Vlorë – 83 raste
  • Gjirokastër – 63 raste
  • Berat – 67 raste
  • Lezhë – 18 raste

/rtsh.al/   


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme