Volejboll U19, vajzat kuqezi renditen të tretat në Grupin A

Sport | 1 vit më parë

Po zhvillohet në Tiranë Kampionati Ballkanik U19 në volejboll për vajza. Në një atmosferë të jashtëzakonshme në sallën e lojërave në Farkë, vajzat kuqezi zhvilluan një ndeshje spektakolare ndaj Rumanisë, duke luftuar deri në pikën e fundit.

Pas një disavantazhi 0-1 në sete, Shqipëria reagoi fuqishëm, duke përmbysur rezultatin në 2-1. Emocionet e mëdha e çuan sfidën në setin final, ku Rumania fitoi me shifrat e ngushta 15-13.

Në dy ndeshjet e para të grupit, Shqipëria arriti një fitore të madhe ndaj Bosnjës me rezultatin 3-2 dhe më pas u mund nga Serbia me shifrat 3-1.

Shqipëria renditet e 3-ta në Grupin A dhe do të përballet me Maqedoninë e Veriut, të renditur e 3-ta në Grupin B, për vendin e 5-të në turne. Ndeshja luhet të dielën, ora 14:00, në sallën e lojërave në Farkë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme