Distria Krasniqi, nënkampione bote në xhudo

Distria Krasniqi është shpallur nënkampione e botës në xhudo në Budapest të Hungarisë. Në finale, në kategorinë deri në 52 kg, xhudistja kosovare u mposht nga japonezja, Uta Abe.
“E preku finalen e madhe. Ishte duke punuar mirë, por japonezja Abe shfrytëzoi një gabim dhe kaq mjaftoi. Xhudo e federata jonë vazhdojnë tutje. Medalja numër nëntë nga Kampionatet Botërore. Ne do të ecim përpara, s’do të të ndalemi asnjëherë”, ka shkruar ndër të tjera në rrjetet sociale trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka.
Krasniqi në raundin e parë ishte e lirë, ndërsa në të dytin mposhti brazilianen Jessica Pereira, ndërsa më pas ishte radha e xhudistes nga Porto Riko, Francine Echevarrian.
Në çerekfinale, mundi xhudisten hungareze Reka Pupp, ndërsa në gjysmëfinale spanjollen Ariane Toro Soler.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




