Milani për Jasharin, eksperti belg i futbollit: I ngjashëm me Locatellin, por më i kompletuar

Futboll Bota | 1 vit më parë

Milani është shumë aktiv në treg, pasi ka përfunduar tashmë shitjen e Reijnders te Manchester City dhe është gati t’i japë disa nënshkrime të reja trajnerit të ri, Massimiliano Allegri. Ndër profilet që kuqezinjtë pëlqejnë është edhe Ardon Jashari, një mesfushor që aktualisht luan për Club Brugge. Për të mësuar më shumë rreth këtij lojtari, MilanNeës.it intervistoi agjentin dhe ekspertin belg të merkatos, Vincenzo Sollitto.

Ja fjalët e tij: “Më pëlqen. Sigurisht, si të gjithë lojtarët e rinj dhe ata që vijnë nga ligat e vogla, është një bast. Më pëlqen si mesfushor, sepse është i fortë dhe di si të futet në hapësira. Ai di si ta mbrojë topin, luan si lojtar ekipi dhe gjithashtu mund të luajë si organizator. Di si të shënojë dhe ka një të majtë të mirë”.

“35 milionë? Çmimi i kërkuar është i lartë, pa dyshim. Ka dy mundësi: ose Brugge po bën bllof ose ka oferta të tjera. Ai mund të krahasohet me punën që bën Locatelli te Juventusi. Domethënë, një mesfushor që ndonjëherë e vendos veten përpara mbrojtjes”.

“Një mesfushor që mbron, por kur është e nevojshme ecën përpara. Paradoksalisht, ai është më i plotë se Locatelli, duke ruajtur përmasat e duhura. Sepse le të kujtojmë se ai luan në kampionatin belg dhe është një lojtar i ri, i cili është në zhvillim e sipër”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme