Tensionet rriten, Irani lëshon valën e dytë të sulmeve me dronë dhe raketa drejt Izraelit

Botë | 1 vit më parë

Televizioni shtetëror i Iranit ka njoftuar sot se vendi ka filluar valën e dytë të Operacionit “Premtimi i Vërtetë” kundër Izraelit. Sipas raportimeve, ky sulm i dytë është një kombinim i dronëve dhe “më shumë se 100” raketave, me objektiva kryesore qytetet Haifa dhe Tel Aviv. Televizioni shtetëror iranian paralajmëroi se “sulmi do të prishë gjumin e banorëve”.

Menjëherë pas njoftimit, sirena alarmi janë dëgjuar edhe në Aman, kryeqytetin e Jordanisë, e cila ka mbyllur hapësirën e saj ajrore.

Ndërkohë, mediat izraelite raportojnë se shpërthime janë dëgjuar në zonat e Haifës dhe Kiryatit. Ende nuk është e qartë nëse raketat kanë goditur objektiva në tokë apo janë interceptuar nga sistemet mbrojtëse ajrore.

Shërbimi i emergjencës së Izraelit, Magen David Adom (MDA), ka lëshuar një deklaratë të shkurtër ku zëdhënësja e tyre thekson se “në këtë fazë nuk është marrë asnjë thirrje në linjën telefonike 101 të MDA-së për viktima. Ekipet e MDA-së dolën për të kërkuar 2 vende ku u morën raportime.”

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme