Izraeli paralajmëron civilët iranianë pranë objekteve të armëve të evakuohen

Botë | 1 vit më parë

Ushtria izraelite e ka paralajmëruar Iranin që të evakuojë menjëherë “fabrikat e prodhimit të armëve ushtarake”, me shumë gjasa duke sinjalizuar sulme të reja.

Avichay Adraee, zëdhënës ushtarak, e postoi paralajmërimin në platformën sociale X në persisht.

 “Të gjithë individët që ndodhen aktualisht ose në të ardhmen e afërt në ose përreth objekteve të prodhimit të armëve ushtarake dhe institucioneve të tyre mbështetëse duhet të largohen menjëherë nga këto zona dhe të mos kthehen deri në njoftim të mëtejshëm”, shkroi ai.

Në të kaluarën, Adraee ka sinjalizuar sulme të tjera në Rripin e Gazës, Liban dhe Jemen mes luftës Izrael-Hamas në Rripin e Gazës, shkruan euronews, përcjell euronews.

Paralajmërimi i tij vjen menjëherë pasi Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se Teherani do të ndalonte sulmet ndaj Izraelit nëse Izraeli do të ndalonte sulmet e tij.

Ndryshe, së fundmi Houthit e Jemenit kanë njoftuar publikisht se sulmuan Izraelin në koordinim me Iranin.

Një zëdhënës i grupit Jahja Saree tha se në 24 orët e fundit ata kishin qëlluar disa raketa balistike në qytetin izraelit të Jaffas.

“Në mbështetje të popullit të shtypur palestinez dhe iranian… ky operacion u koordinua me sulmet e kryera nga ushtria iraniane kundër armikut kriminal të Izraelit”, tha Saree.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme