Gjermania, Franca dhe Britania të gatshme për bisedime me Iranin për programin bërthamor

Botë | 1 vit më parë

Gjermania, Franca dhe Britania janë të gatshme të zhvillojnë bisedime të menjëhershme me Iranin mbi programin e tij bërthamor në një përpjekje për të çtensionuar situatën në Lindjen e Mesme, tha Ministri i Jashtëm gjerman Johannes Wadephul.

Wadephul, i cili po viziton Lindjen e Mesme,  tha se të tre vendet janë të gatshme të zhvillojnë bisedime të drejtpërdrejta me Iranin mbi programin e tij bërthamor, në një përpjekje për të çtensionuar situatën në Lindjen e Mesme.

“Shpresoj që kjo të jetë ende e mundur“, tha Vanderful, për transmetuesin publik gjerman ARD.

“Gjermania, së bashku me Francën dhe Britaninë, është gati. Ne po i ofrojmë Iranit negociata të drejtpërdrejta mbi programin bërthamor. Shpresoj që (oferta) të pranohet.”

“Ky është gjithashtu një kusht kyç për arritjen e paqes në këtë konflikt – që Irani të mos paraqesë rrezik për rajonin, për shtetin e Izraelit apo për Evropën.”

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme