Real Madrid, Xabi Alonso: Jemi këtu për të vazhduar deri në fund

Botërori i Klubeve 2025 | 1 vit më parë

Xabi Alonso është gati të debutojë në stolin e Real Madridit, duke zëvendësuar Carlo Ancelottin. Ndeshja e parë me Realin është planifikuar për të mërkurën kundër Al Hilal të Simone Inzaghit, me Xabi Alonson që tashmë ka një objektiv të qartë: “Erdhëm me entuziazëm, duam të kemi një turne të mirë dhe të shkojmë deri në fund”.

“Kemi shumë pak kohë për t’u njohur me njëri-tjetrin dhe për t’u stërvitur, por kontaktet e para me lojtarët kanë qenë shumë pozitive. Po fillojmë të njihemi me njëri-tjetrin, duhet të lidhem me ta për të kuptuar se çfarë i duhet secilit lojtar. Unë jam trajneri, por më pëlqen të jem afër të gjithëve”.

“Duhet t’i japim përparësi asaj që është e rëndësishme, si duam të luajmë dhe çfarë duam të jemi, duam ta bëjmë që nga momenti i parë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme