Konate në bisedime me Realin, Liverpuli i trembet një tjetër lamtumire të dhimbshme

Angli | 1 vit më parë

Trent Aleksandër Arnorld mund të mos jetë lojtari i fundit që braktis “Anfield Road” për “Santiago Bernabeu”-n. Sipas shtypit spanjoll drejtues të klubit iberik kanë nisur që tani bisedimet me menaxherin e Ibrahima Konate për të kuptuar diçka më shumë rreth situatës së tij kontraktuale me ekipin e Liverpulit.

27-vjeçari ka hyrë në muajt e fundit të kontratës me Liverpulin dhe në janar është i lirë që të firmosë me një ekip të ri. Për këtë fakt janë të shqetësuar në “Anfield Road” ku vetëm pak ditë më parë u përshëndetën me një lojtar si Aleksandër Aranold, i cili u transferua në Spanjë me parametra zero duke i shkaktuar një dëm të madh financiar ekipit të tij të zemrës. Përsëritja e këtij skenari do të ishte një makth i vërtetë për Arne Slot dhe drejtuesit e lartë të klubit kampion të Anglisë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme