Xabi Alonso paralajmëron lojtarët: Kush nuk vrapon…

Xabi Alonso është i vetëdijshëm se ka vetëm një rrugë që idetë e tij të funskionojnë edhe në Madrid. Sipas shtypit spanjoll trajneri ka grumbulluar lojtarët pas mbërritjes në SHBA, ku do të debutojnë në Botërorin e Klubeve të mërkurën në orën 21:00, dhu u ka thënë se nëse aspirojnë të marrin një vend titullari si fillim duhet që të poltësojnë dy kushte.
“Ata që nuk vrapojnë dhe nuk sakrifikojnë në fushë, nuk do të luajnë”, mësohet të ketë thënë tekniku spanjoll gjatë fjalimit që ka mbajtur përpara lojtarëve. Të mërkurën Reali nis aventurën në Botërorin e Klubeve ku do të ndeshet me Al Hilal në “Hard Rock Stadium” të Majemit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




