Projekte turistike për Dardhën, Bashkia ndërhyn për shtimin e aktiviteteve argëtuese
Fshati turistik i Dardhës do i nënshtrohet një sërë ndërhyrjeve nga ana e bashkisë së Korçës për ti dhënë më shumë hijeshi por edhe për të siguruar më shumë shërbime për turistët e vizitorët e shumtë.
Sipas kryebashkiakut të Korçës së shpejti do të ri konstruktohet “godina e pleqësisë” së fshatit Dardhë, çka do të realizohet me fondet IPA të Bashkimit Evropian, projekt i cili është fituar nga bashkia.
Ndërkohë në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit do të ndërtohet një zip-line, si dhe disa shtigje turistike.
“Projekti i radhës është një projekt që kemi aplikuar nga fondet IPA të Bashkimit Evropian, për të rikonstruktuar “godinës e pleqësisë” të Dardhës dhe për të dhënë asaj një funksion të shërbimit turistik të këtij fshati. Ndërkohë edhe projekte të tjera në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit do të realizohen së shpejti siç është ndërtimi i një zip-line si dhe disa shtigje turistike”, u shpreh Sotiraq Filo, Kryetar i Bashkisë Korçë.
Fshati Dardhë prej vitesh ka një profil turistik. Si në verë ashtu edhe në dimër dardha është mjaft e frekuentuar nga turistët e vizitorët të cilët tashmë do të kenë edhe më shumë aktivitete argëtuese për të kryer gjatë ndalesës në këtë fshat.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




