Menaxhimi i mbetjeve, sfida e sezonit turistik. Plazhi i Velipojës pastrohet disa herë në ditë

Aktualitet | 1 vit më parë

Pastrim dhe menaxhimi i mbetjeve në Plazhin e Velipojës gjatë këtij sezoni do të realizohet nga strukturat e Bashkisë Shkodër, në bashkëpunim me ato të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

“Është një bashkëpunim i vazhdueshëm që ne kemi me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit ku, përveç pastrimit që bën Bashkia e Shkodrës, përmes Ndërmarrjeve të Punëve Publike, kemi dhe frekuenca të shtuar nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit. Duke ditur se volumi i mbetjeve është shumë i lartë, edhe nevoja për t’u mbajtur pastër është shumë e rëndësishme,” tha Bekim Mema, Drejtues i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik, Bashkia Shkodër.

Gjatë ditëve të pikut, ky destinacion veror frekuentohet nga deri në 100 mijë pushues në ditë, çka e bën të domosdoshme kryerjen e disa cikleve pastrimi brenda ditës për të garantuar standardet mjedisore dhe higjienike.

Krahas Velipojës, edhe në Parkun Kombëtar të Alpeve, veçanërisht në Theth, menaxhimi i mbetjeve është kthyer në prioritet për autoritetet vendore. Në këtë fillim sezoni, Thethi po përballet me një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve, kryesisht të huaj, duke shtuar sfidat për ruajtjen e pastërtisë.

“Këto ditë janë një vrull shumë i madh turistësh. Bujtinat janë të prenotuara. Mendoj që është shumë e lidhur mbajtja pastër e mjedisit me turizmin,” thekson ai.

Autoritetet theksojnë se përballimi i sfidës së mbetjeve kërkon jo vetëm angazhim institucional, por edhe ndërgjegjësim dhe bashkëpunim nga vetë pushuesit për të mbajtur ambientin të pastër.

Gazetar: A.Hoti

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme