Hakera izraelitë godasin Iranin me sulm masiv kibernetik

Lindja e Mesme | 1 vit më parë

Një grup hakerash pro-Izrael thotë se sulmoi një bankë të madhe iraniane, duke shkaktuar ndërprerje të gjithë sistemit të funksionimit.

Autoriteti Kibernetik i Iranit ka raportuar së fundmi se ata janë aktualisht nën një sulm kibernetik në shkallë të gjerë nga Izraeli.

“ Së fundit bëjmë me dije se kemi ndërprerje të konsiderueshme të internetit dhe të telefonisë celulare po ndodhin aktualisht në të gjithë Iranin.”

Sipas mediave ndërkombëtare e gjitha vjen në një kohë kur po raportohet po ashtu se presidenti amerikan, Donald Trump, po peshon një sulm ndaj Iranit në orët në vazhdim dhe një takim me kabinetin e tij po zhvillohet për këtë temë.

Një grup izraelit hakerash, Predatory Sparrow,  tha sot se qëndron pas një serie sulmesh kibernetike kundër Bankës Sepah të Iranit.

Predatory Sparrow, një grup izraelit hakerash, tha sot se qëndron pas një serie sulmesh kibernetike kundër Bankës Sepah të Iranit.

Grupi i cili publikisht njihet me emrin, Gonjeshke Darande, shtoi se ka fshirë gjithashtu të dhënat e sistemit bankar shtetëror.

“Kjo është ajo që u ndodh institucioneve të dedikuara për të mbështetur fantazitë terroriste të diktatorit”, shkroi grupi në X.

Sipas mediave lokale, klientët e Bank Sepah thuhet se janë përballur me probleme me aksesin në llogaritë e tyre, kryerjen e tërheqjeve dhe pagesën me kartat e tyre .

Mediat shtetërore iraniane paralajmëruan se ndërprerjet mund të ndikojnë në stacionet e benzinës në vend, të cilat mbështeten te banka për të përpunuar transaksionet.

Bank Sepah nuk ka komentuar publikisht për sulmin, i cili ndodhi pasi disa njerëz në Teheran u evakuuan gjatë natës pas paralajmërimit të kobshëm të Presidentit Trump .

Ndërsa hakerat keqdashës njihen për ekzagjerimin e ndikimit të sulmeve të tyre, Predatory Sparroë në fakt ka një histori të gjatë sulmesh shkatërruese ndaj infrastrukturës iraniane.

Grupi më parë ka kryer sulme kibernetike ndaj fabrikave të çelikut dhe stacioneve të benzinës iraniane”, shkroi në X Rob Joyce, ish-drejtori kibernetik në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare .

“Prerja e disponueshmërisë së fondeve të kësaj banke, ose shkaktimi i një kolapsi më të gjerë të besimit në bankat iraniane, mund të ketë ndikime të mëdha atje”, shtoi ai.

Departamenti i Thesarit i SHBA-së vendosi sanksione ndaj Bankës Sepah në vitin 2018 për ofrimin e mbështetjes për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Logjistikën e Forcave të Armatosura të Iranit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme