EU4Migration, Gonzato: Ndihmon Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE. Në fokus, forcimi i qeverisjes së migracionit dhe azilit

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, deklaroi se projekti EU4Migration i financuar nga Bashkimi Evropian, ka në fokus të tij forcimin e qeverisjes së migracionit dhe azilit në Shqipëri.
Gjatë një aktiviteti të mbajtur këtë të mërkurë (18 qershor) për luftën ndaj emigracionit të paligjshëm, Gonzato theksoi se ky projekt do të ndihmojë përpjekjet e Shqipërisë për të shënuar përparim në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian, për të forcuar kapacitetet institucionale, mekanizmat operativë dhe për të rritur bashkërendimin mes aktorëve të përfshirë në menaxhimin e migracionit.
“Nisja e këtij projekti të rëndësishëm i financuar nga BE, ka në fokus forcimi i qeverisjes së migracionit dhe azilit në Shqipëri. Menaxhimi i emigracionit është çështje sigurie dhe shprehje themelore e vlerave tona. E rëndësishme të theksojmë këtë në një kohë kur rajoni është i ndezur nga konflikti. Shqipëria në një moment kyç për rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE, ne njohim përpjekjet domethënëse që vendi juaj ka bërë për të harmonizuar politikat e praktikat e veta me standardet europiane.
Projekti BE për migracionin, përfaqëson instrument të dobishëm për të mbështetur ambiciet e Shqipërisë, shpresojmë që ky projekt të ndihmojë institucionet shqiptare për të rritur kapacitetet e tyre për të menaxhuar migracionin dhe azilin në mënyrë efektive, transparente dhe njerëzore.
Rikonfirmim i përkushtimit tonë ndaj stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Dëshmi e prekshme e partneritetit që ekziston mes Shqipërisë dhe BE.
Projekti mbështet një sërë objektivash e synimesh politike që ndiqen nga qeveria shqiptare”, tha Gonzato, i cili shtoi se sfidat e migracionit janë komplekse dhe kërkojnë kuadro të fortë qeverisës dhe vizione të përbashkëta.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




