Botërori i Klubeve: Juventus fitore me “5 yje”, Salzburgu merr kreun e grupit H

Juventusi shkatërron Al Ain në debutimin në Kupën e Botës për Klube. Bardhezinjtë dominojnë në të gjitha anët në “Audi Field” në Uashington dhe fitojnë 5-0 falë dy golave nga Kolo Muani dhe Conceiçao dhe një goli nga Kenan Yildiz.
Tudor mund të jetë më shumë se i kënaqur: të gjitha zgjedhjet e tij kanë dhënë rezultate.
Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes Salzburg fiton 2-1 përballë Pachucës dhe ngjitet i vetëm në krye të grupit H, duke lënë pas Realin e Madidit dhe Al Hilal, që barazuan 1-1 në ndeshjen mes tyre.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




