Izraeli valë të re sulmesh ajrore në Iran, në fokus zonat ku magazinohen dhe lëshohen raketat

Forcat e armatosura izraelite kanë nisur një valë të re sulmesh ajrore kundër Iranit, duke synuar zonat ku ruhen dhe lëshohen raketat.
“Forcat Ajrore po nisin tani një valë sulmesh kundër impianteve të magazinimit dhe lëshimit të raketave në Iranin qendror”, thuhet në përditësimin nga forcat e armatosura izraelite.
Mediat iraniane raportojnë shpërthime në rajonin e Isfahanit ndërsa thonë se sistemet e mbrojtjes ajrore janë aktivizuar në kryeqytetin Teheran dhe qytete të tjera të vendit.
Zëvendësguvernatori tha se nuk kishte rrjedhje të materialeve të rrezikshme për shkak të sulmit, por banorëve iu këshillua të shmangnin zonën.
Isfahani është vendi ku ndodhet kompleksi më i madh i kërkimit bërthamor i Iranit, i cili është shënjestruar më parë nga sulmet ajrore izraelite.
Lufta Izrael-Iran vazhdon, me sulme nga të dyja palët që lënë pas dëme dhe viktima të shumta./CNN
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




