Prapaskena/ Menaxheri i Asllanit dërgoi Fazzini-n në Firence, Fiorentina u interesua edhe për shqiptarin

Itali | 1 vit më parë

Fiorentina është aktive në merkato pasi ka mbyllur deri më tani transferimin e Jacopo Fazzini-t, por Stefano Pioli është në kërkim edhe të një mesfushori organizator.

Për këtë rol trajneri i Fiorentinës ka dy preferenca. Ismael Bennacer dhe Kristjan Asllani janë në majën e listës së dëshirave e teknikut. Me të parin kanë punuar bashkë te Milani, por Fiorentina do të ketë të vështirë për ta arritur si qëllim pasi afrikani kërkon një rrogë të lartë.

Në këtë pikë kandidatura e Asllanit është merr shumë pikë. Shqiptari nuk ka gjetur hapësira në Milano dhe Interi është gati që të dëgjojë ofertat e skuadrave të tjera. Në këtë tratativë mendohet se gjatë kësaj jave do të ketë të reja pasi Fiorentina është interesuar mirë për shqiptarin kur finalizoi transferimin e Jacopo Fazzini-t nga Empoli. Siç dihet si Asllani dhe Fazzini kanë të njëjtin menaxher dhe gjatë bisedimeve për mesfushorin e Empolit, drejtuesit e Fiores janë interesuar për të kuptuar diçka më shumë rreth kushteve që do të dërgonin në Toskanë, Asllanin.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme