Esperance eliminon Los Angeles, Belaili gol shprese, Ben Said pret penallti në të 100′

Në Neshvillë të Tenesisë ndeshja mes Los Angeles dhe Esperance Tunis ishte njëra prej atyre që nuk do të harrohen lehtë nga tifozët e skuadrave respektive.
Ekipi nga Tunizia tregoi karakter pasi mundi kalifornianët falë një goli të Belaili-t në të 70’. Në stadiumin e qytetit ku ka lindur muzika country ishte prezente edhe aktorja e njohur Nicole Kidman, e cila sikur “kompensoi” mungesën e tifozëve në strukturën ku luan takimet e formacioni i Titans i NFL-së amerikane.
Shansin e artë për të evituar këtë humbje amerikanët e kishin në minutën e 100’ kur kryesori nga Norvegjia Eskas u akordoi një penallti. Bouanga mori përsipër ta ekzekutonte, por gjeti përballë një portier të përgatitur si Ben Said.
Pas dy ndeshjeve në Grupin D Flamengo ka marrë vendin e parë me 6 pikë ndërsa Chelsea dhe Esperance Tusin mbajnë respektivisht vendin e dytë dhe tretë me tri pikë secila. Në vendin e fundit qëndron Los Angeles, e cila i ka dhënë lamtumirën shpresave për tu kualifikuar për më tej pasi nuk ka asnjë pikë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




