Kane dhe Olise janë shumë për Boca-n, Bayerni kualifikohet dhe i shkakton humbjen e parë amerikano-latineve

Botërori i Klubeve 2025 | 1 vit më parë

Pas plot dhjetë ndeshjesh të luajtura në Botërorin e Klubeve 2025 skuadrat amerikano-latine njohin humbjen e parë. Në Majemi të Floridas Bayern mundi 2-1 Boca Juniors falë golave të Kane (18’) dhe Olise (84’) ndërsa për argjentinasit autori i golit të vetëm ishte Merentiel (66’).

Sa i përket kronikës ekipi bavarez dominoi ndeshjen për shumë minuta edhe pse argjentinasit kishin kthyer stadiumin “Hard Rock” në një “Bonboneira” pasi ishin të shumtë në numër.

Këto tri pikë i japin mundësi ekipit të Kompany që të kualifikohen si të parët e grupit edhe nëse barazojnë me Benfica-n në takimin e tretë. Ndërsa rrugëtimi për Boca-n vështirësohet shumë pasi nëse duan që të kualifikohen për në fazën me eliminim direkt duhet që të shpresojnë në fitoren e ekipit gjerman përballë luzitanëve dhe vetë të bëjnë mbi 6 gola përballë Auckland City.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme