Spiropali-Schieder: Shqipëria, vend pararojë në rrugëtimin drejt familjes europiane

Spiropali takohet në Bruksel me Raporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder
Gjatë qëndrimit në Bruksel, në kuadër të Samitit Parlamentar të NATO-s, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali u takua edhe me Raporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder.
Spiropali e falënderoi Raporterin Schieder për mbështetjen dhe vlerësimet për arritjet e Shqipërisë drejt anëtarësimit në familjen europiane, të shprehura edhe në Raportin e Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë dhe mbledhjen e fundit të Komitetit të Stabilizim-Asociimit.
Njëkohësisht, znj. Spiropali nënvizoi kontributin e Kuvendit për përshpejtimin e procesit, garantimin e konsensusit parlamentar, legjitimitetit demokratik dhe tiparit gjithëpërfshirës të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në familjen e saj të natyrshme europiane.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




