Vera sjell rritje të kreditimit, më shumë kërkesa për kredi për pushime

Ekonomi | 1 vit më parë

Sezoni veror shoqërohet me një rritje të kërkesës për kredi, kryesisht për përmirësimin e standardeve të jetesës në familje, por edhe për përballimin e shpenzimeve shtesë që sjell kjo periudhe.

Sipas Sekretares së Përgjithshme të Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare, Brunilda Isaj, këtë vit është vërejtur një rritje e ndjeshme e kërkesës për kredi, si nga individët ashtu edhe nga bizneset.

“Shohim një kërkesë me trend pozitiv në fushën e turizmit, por dhe te nën sektorët e lidhur me të. Nga ana tjetër mikrobizneset dhe mikrondërmarrjet, sidomos në tremujorin dytë paraqesin një kërkesë të gjallëruar”, u shpreh Isaj.

Po cili është produkti më i kërkuar nga konsumatori shqiptar?

“Mbetet e kërkuar kredia konsumatore e shpejtë për nevoja të qenësishme apo edhe nevoja imediate familjare, qofshin këto shpenzime mjekësore, edukim” u shpreh ajo.

Një tjetër produkt që po gjen interes të shtuar gjatë kësaj periudhe është kredia për pushime.

“Është një produkt që akordohet shumë shpejt, procedurat janë të thjeshta dhe kërkesat janë thuajse minimale, por është një kredi që përdoret nga një pjesë e mirë popullatës, e cila ka një besueshmëri të lartë në sigurimin e të ardhurave të tyre”, tha Isaj.

Sipas znj. Isaj, platformat digjitale po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në procesin e kreditimit të individëve dhe bizneseve, duke e bërë aksesin në kredi më të lehtë dhe më të shpejtë.

Gazetar: Omer Saraçi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme